Ministria e Infrastrukturës financon disa projekte në Drenas

3 Shkurt 2017 - 10:00      

Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Drenasit.

Me këtë Memorandum, MI-ja do të financojë realizimin e ndërtimit të urave në komunën e Drenasit në vlerë prej 30 000 €, asfaltimin e rrugës Polluzhë – Shtuticë – Dashec në vlerë prej 500 000 €, asfaltimin e rrugës Baicë – Tërstenik në vlerë prej 250 000 €, rrugën në Fushticë të Ulët në vlerë prej 80 000 €, rrugën “Gani Elshani” në vlerë prej 250 000 €, infrastrukturën në lagjen e dëshmorëve në Poklek në vlerë prej 200 000 €, asfaltimin e rrugës Llapushnik – Drenas në vlerë prej 150 000 €, asfaltimin e rrugës Sankoc – Fushticë në vlerë prej 250 000 € dhe nënkalimin në Llapushnik në vlerë prej 50 000 €.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...