2 Shkurt 2017 - 15:59
Kuvendi i Komunës së Podujevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të cilën e kryesoi Mehmet Gashi- kryesues i Kuvendit, në të cilën ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe drejtorët e ekzekutivit të Komunës.
Në fillim të mbledhjes së sotme, shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, kërkoi që të futet në rend të ditës edhe një deklaratë në përkrahje për ish-kryeministrin e Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti nga Serbia. Këshilltari Llapashtica gjithashtu kërkoi që të futet në rend të ditës edhe plotësimi i Komitetit për Komunitete edhe me një anëtar nga grupi i këshilltarëve të PDK-së.
Kuvendi miratoi me shumicë votash rendin e ditës, sipas rekomandimit të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe me plotësimet e propozuara nga këshilltari Llapashtica.
Me sugjerimin e kryesuesit të Kuvendit, Mehmet Gashi, Kuvendi vendosi që paraprakisht të kërkojë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal një vlerësim ligjor lidhur me ngritjen e Komisionit për shqyrtimin e ankesave lidhur me emërtimin e disa rrugëve në territorin e Komunës së Podujevës.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, këshilltarëve komunalë ua ka prezantuar një informatë për përfundimin e suksesit të nxënësve në gjysmëvjetorin e parë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016 – 2017.
Në shumicën nga diskutimet u kërkua që të ngrihet cilësia në arsim, ku u përmend rezultati i dobët në testin PISA. U bënë vërejtje edhe për menaxhim jo të mirë, si dhe u kërkua përmirësim i infrastrukturës shkollore.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, prezantoi raportin për zbatimin e diskutimit publik të Propozim Planit lokal për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Podujevës për periudhën 2017 – 2022.
Pas diskutimeve dhe propozimeve lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, Kuvendi me shumicë votash miratoi Planin lokal për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Podujevës për periudhën 2017 – 2022.
Kuvendi miratoi edhe vendimin për ngritjen dy komiteteve konsultative (Komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Komitetin për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit); vendimin për ngritja e panelit përzgjedhës për propozimin e anëtarëve të Komiteteve Konsultative; vendimin për publikimin e konkursit për anëtarësim në Komitete Konsultative.
Gjithashtu u miratua vendimi për plotësimin e Komisionit vlerësues për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës në shfrytëzim.
Në mbledhjen e sotme Kuvendi miratoi edhe Vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të paluajtshmërisë në pronësi të Komunës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për ndërtimin e objektit të Qendrës së Aftësimeve Profesionale.
Kuvendi gjithashtu miratoi vendimin që këshilltari nga radhët e PDK-së, Sabri Hamiti, të jetë anëtar i Komitetit për Komunitete.
Me propozimin e shefit të grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, Kuvendi miratoi edhe një deklaratë në mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili është ndaluar nga autoritet franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...