Peja ndan bursa vetëm për lëmenj deficitarë

2 Shkurt 2017 - 12:02      

Pejë, 2 shkurt – Për dallim nga viti i kaluar, që nuk ka ndarë asnjë bursë, për vitin vijues Komuna e Pejës ka vendosur të ndajë bursa për studentë të Pejës, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo ende nuk është saktësuar sa bursa do të ndahen dhe sa do të jetë shuma e tyre që do t’u jepet studentëve për një vit. Kësaj radhe bursa do të marrin vetëm drejtimet specifike.

“Bursat do të ndahen vetëm për studentë të kuadrove deficitare në shkollat e Pejës. Pra, jo në përgjithësi për studentët e të gjitha fakulteteve. Kurse për shumën e tyre ende nuk jemi përcaktuar”, thotë drejtori i komunal i Financave në Pejë, Jeton Abazaj. Të drejtë konkurrimi për këta bursa nuk do të kenë studentët e Pejës që studiojnë në fakultetet në Pejë, ngase, sipas shefit të arkës komunale, më mirë që të subvencionohet me një bursë prej një mijë eurosh në vit një student që studion në Prishtinë në drejtimin e një lënde për të cilën ka mungesë të kuadrove në Pejë, sesa një studenti që studion në Pejë. “Studentët që studiojnë në fakultetet në Pejë nuk kanë kurrfarë shpenzimesh tjera, sikur që kanë studentët që studiojnë jashtë Pejës”, thotë Abazaj.

Gratë këshilltare të të gjitha subjekteve të përfaqësuara në Kuvend kanë kërkuar që te ndarja e bursave gjysma e përfituesve të jenë femra (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...