Kuvendi i Gjilanit me vetëm një komitet konsultativ

2 Shkurt 2017 - 13:05      

Gjilan, 2 shkurt - Kuvendi Komunal i Gjilanit ka të themeluar vetëm Komitetin për Planifikimin Hapësinor, ndonëse sipas ligjit Komuna është e obliguar t`i themelojë komitetet e tjera konsultative me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, shkruan sot Koha Ditore.

Në një raport të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nënvizohet se numri i komunave, të cilat i kanë themeluar komitetet konsultative është i vogël, ndonëse kjo është e obligueshme. Sipas raportit, nga gjithsej 38 komuna vetëm 10 komuna kanë themeluar disa komitete.

Ndër komunat, të cilat nuk i kanë themeluar komitetet konsultative është edhe ajo e Gjilanit. Valentina Bunjaku-Rexhepi ka deklaruar se themelimi i komiteteve të tjera konsultative nuk është i obligueshëm dhe se për të përmbushur detyrimin e tyre ata kanë formuar vetëm një komitet. “Qe 2 vite e gjysmë ne kemi formuar Komitetin Konsultativ, i cili është Komiteti i ekspertëve për planifikim hapësinor”, ka thënë ajo (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...