Muja kërkon përshpejtim të realizimit të projekteve kapitale në Prizren

2 Shkurt 2017 - 12:32      

Prizren, 2 shkurt – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka kërkuar nga vartësit e tij që të nxitojnë me planifikimet për realizimet e projekteve kapitale, për arsye se viti 2017 është vit zgjedhor, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka përkujtuar se në bazë të legjislacionit vendimmarrja për çështje kapitale kufizohet me afrimin e datës së zgjedhjeve. Mirëpo përfaqësues të subjekteve opozitare, por edhe nga radhët e koalicionit qeverisës kanë adresuar disa herë dilema mbi mënyrën e planifikimit dhe realizimit të buxhetit komunal.

Madje kanë akuzuar se ka raste kur projektet e miratuara në KK nuk jetësohen dhe në vend të tyre futen projekte të tjera që nuk kanë marrë aprovimin e këshilltarëve në organin më të lartë vendimmarrës.

Në kuadër të shqyrtimit të buxhetit për vitin 2017, nënkryetari i Komunës, Lulzim Kabashi, pati pranuar se do të jetë sfidë realizimi i këtij projeksioni buxhetor për faktin se bëhet fjalë për një vit zgjedhor (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...