Mungesa e lokacionit alternativ për impiantin rrezikon projektin në Prizren

2 Shkurt 2017 - 11:31      

Prizren, 2 shkurt – Ka kundërthënie për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në fshatin Llokvicë të Prizrenit. Banorë të këtij lokaliteti kanë kërkuar caktimin e lokacionit të ri për realizimin e këtij projekti, përderisa zyrtarët komunalë të Prizrenit pohojnë se ka vështirësi për përmbushjen e kësaj kërkese që, sipas tyre, është e një grupi të vogël të interesit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë zyrtarët e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrorajonit jugor” kanë bërë të ditur se projekti në fjalë është pjesë e programit mbështetës për ujë dhe kanalizim për zonat rurale, ku donatorë janë: Qeveria e Zvicrës dhe Qeveria e Kosovës dhe se në Llokvicë parashihej implementimi i komponentit për trajtimin e ujërave të zeza teksa, sipas tyre, zërat kundërshtues kanë krijuar një situatë të palakmueshme, shkaku që tenderi është shpallur.

Por përfaqësuesit politikë boshnjakë nga radhët e “Vakatit” kanë pohuar se banorët nuk kanë faj në këtë rast, ngase nuk janë konsultuar në lidhje me lokacionin e ndërtimit të impiantit. Për këtë shkak ministri pa portofol, Rasim Demiri, dhe deputeti Qerim Bajrami pak ditë më parë në Prishtinë kanë takuar zyrtarët e CDI-së që është zbatuese e projektit, me ç’rast kanë theksuar se banorët nuk janë kundër projektit, por se kërkojnë që ai të ndërtohet në një lokacion alternativ.

“Banorët e Llokvicës vetëm duan ndërrimin e lokacionit të ndërtimit të impiantit, mes tjerash, edhe për shkak të afërsisë me vendbanimin dhe mospërfshirjen e gjithë rrjetit të kanalizimit”, ka thënë Bajrami (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...