Opozita në Fushë-Kosovë kërkon raport nga marrëveshja e Komunës me “Caritasin”

2 Shkurt 2017 - 10:30      

Fushë-Kosovë, 2 shkurt – Komunarët e Fushë-Kosovës nuk kanë mundur t’i bindin këshilltarët opozitarë për të vazhduar marrëveshjen me “Caritas-Kosova” për projektin “Ngritja e përkujdesjes sociale dhe shëndetësore”, ku Komuna është duke ndarë qe tre vjet rresht nga 200 mijë euro. Opozitarët po e konsiderojnë të dyshimtë këtë marrëveshje, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, në kërkesën e kësaj organizate drejtuar Komunës së Fushë-Kosovës thuhet se “Caritas Kosova” pas dy vjetëve bashkëpunim shumë të mirë paraqet pranë institucionit tuaj (komunë) kërkesën zyrtare për vazhdimin e bashkëfinancimit të projektit “Ngritja e përkujdesjes sociale dhe shëndetësore” në Komunën e Fushë-Kosovës.

Ky projekt, sipas tyre, ka të bëjë me katër komponentë kryesore: shërbime sociale, edukative dhe shëndetësore, si dhe përmirësim të kushteve të varfërisë për shtresat sociale; punësim të qytetarëve të komunës suaj mbi 60 punëtorë në veprimtari të ndryshme sociale dhe edukative; parandalim i procesit të migrimit ilegal nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës për qytetarët tuaj; dhe përkujdesja shëndetësore dhe sociale për familjet e komuniteteve RAE në Fushë-Kosovë.

Ndërsa në propozimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale drejtuar Kuvendit thuhet se për vitin 2017 është paraparë me buxhet në tabelën 4.2 shuma prej 200 mijë eurove nga mirëmbajtja, pastrimi, ngritja e përkujdesjes sociale, shëndetësore, shtëpiake, ambulantore, administrative, etj., 22.818.76 euro nga participimi i projekteve dhe “Caritas-Kosova” do të participojë 20.030.00 euro që në total projekti kap vlerën e 242.847.16 eurosh. Sipas zyrtarëve komunalë, “Caritas-Kosova” për këtë projekt ka dhuruar edhe dy vetura për ofrimin e vizitave familjare shëndetësore, ku shpenzimet për karburant dhe mirëmbajtje të veturave i financon “Caritas-Kosova” (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...