Materniteti përballet me mungesë personeli

2 Shkurt 2017 - 09:41      

Lipjan, 2 shkurt – Sektori i maternitetit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan megjithëse i plotëson kushtet teknike, si sallat për lindje, aparaturat e ndryshme etj., vazhdon të përballet me mungesë të stafit profesional, ndërkohë për fuqizimin e këtij sektori komuna deri tashti nuk është angazhuar, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa në Komunën e Lipjanit janë rreth 60 mijë banorë, në këtë qendër gjatë vitit 2016 janë realizuar vetëm 27 lindje normale. Agim Krasniqi, drejtor i QKMF-së në Lipjan, ka thënë se për ta fuqizuar këtë sektor duhet të punësohen të paktën edhe 2 akusherë (gjinekologë), një anesteziolog dhe të sigurohet ushqimi për lehonat, të cilat duhet të qëndrojnë disa ditë të shtrira në qendër.

“Aktualisht në këtë qendër mund të kryhen vetëm lindjet normale nga ato gra që lindin për herë të dytë apo të tretë, sepse për lindjet cezariane (me operacion) mungon stafi mjekësor, si anesteziologu dhe 2 gjinekologë shtesë. Si pasojë e mungesës së stafit gjatë vitit 2016 janë kryer vetëm 27 lindje normale, mirëpo kërkohet një vetëdijesim i qytetarëve që lindjet normale mund të bëhen te ne derisa i kemi 12 mami, të cilat vazhdimisht e kryejnë punën e tyre sa më mirë. Ndërkaq në kuadër të këtij shërbimi është edhe këshillimorja për gratë shtatzëna për stinën e tyre të jetës, për parandalimin e rreziqeve të mundshme gjatë shtatzënisë etj.”, ka thënë Krasniqi.

Nga viti 2000 deri në vitin 2015 është shënuar një rënie për 14 mijë lindje në nivel të Kosovës (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...