Opozita prin në inicimin e çështjeve në Kuvendin e Suharekës

2 Shkurt 2017 - 08:54      

Suharekë, 2 shkurt – Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës nga radhët e opozitës gjatë vitit të kaluar kanë ngritur më shumë çështje në krahasim me kolegët e tyre nga pozita, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë mënyrë këshilltarët nga subjektet opozitare kanë shënuar performancë më të mirë në 9 shtyllat, që janë vlerësuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të raportit të quajtur “Fletënotimi”. “Anëtarët e Kuvendit të Komunës me performancën më të mirë, gjatë vitit që mbeti pas, janë: Alush Shala (PDK) me 14.9 për qind, Leonard Shala (LVV) me 13.2 për qind, Bajram Tershani me 6.1 për qind dhe Ardian Kotorri (AAK) me 5.7 për qind të vlerësimit të përgjithshëm”, thuhet në një komunikatë të KDI-së.

“Fletënotimi” i KDI-së për Komunën e Suharekës përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të KK-së dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion, për periudhën janar-dhjetor 2016, bazuar në 9 shtylla të vlerësimit, si: propozimet për rend dite, pjesëmarrja në diskutime gjatë seancave, pjesëmarrja në diskutime në emër të grupit të anëtarëve, inicimi i çështjeve, amendamentimi i legjislacionit, inicimi i rregulloreve, pyetjet parlamentare, mungesa në seanca, si dhe gjuha joparlamentare.

“Gjatë vitit që shkoi anëtarët e KK-së së Suharekës kanë ngritur gjithsej 171 çështje, prej të cilave 47 për qind nga fushat me interes për qytetarët, ndërkaq 53 për qind e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës. Nga këto të dhëna rezulton se anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 36.3 për qind të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 23.4 për qind të çështjeve të iniciuara”, shkruan në komunikatë (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...