1 Shkurt 2017 - 13:57
Drejtoria Komunale për Arsim në Podujevë në bashkëpunim me Shoqatën “Autizmi” nga Prishtina, ka hapur Qendrës “Autizmi”, e cila për mision ka trajtimin e fëmijëve të prekur nga autizmi.
Hapja e saj qendre u bë në kuadër të shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë. Në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së kësaj qendre, ishte prezent edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, i cili tha se komuna e Podujevës do ta mbështes funksionimin e kësaj qendre, raporton Koha.net.
Përveç zyrtarëve komunalë të arsimit në solemnitetin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe drejtues të Shoqatës “Autizmi” me seli në Prishtinë, prindër të fëmijëve me autizëm, mësues dhe drejtor shkollash.
Të pranishmit në mënyrë të veçantë falënderuan donatoren Shpresa Xhakli, e cila dhuroi mjete mësimore për këtë qendër.
Ndërsa iniciuesja për themelimin e kësaj qendre, Arjeta Ukelli, falënderoi udhëheqjen komunale të Podujevës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin deri në realizimin e plotë të këtij projekti.
Hapjes së kësaj qendre i kanë paraprirë edhe disa takime informuese nëpër shkolla të ndryshme të komunës së Podujevës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...