Mërgimtari pajisë me kompjuterë shkollën e Carrallukës së Malishevës

1 Shkurt 2017 - 11:02      

Malishevë, 1 shkurt - Mërgimtari nga Guncati i Malishevës, Bashkim Shala, i cili jeton në Zvicër, ka ndihmuar edhe një shkollë tjetër me kompjuterë, për lëndën e informatikës, përkatësisht ka pajisur kabinetin e informatikës në Sh.F.M.U. “Hilmi Hoti” në Carrallukë, me dhjetë kompjuterë.

Kohë më parë, mërgimtari Shala, kishte pajisur me kompjuterë edhe shkollën e fshatit Guncat, transmeton Koha.net.

Ky donacion është mirëpritur nga nxënësit, personeli arsimor dhe nga Drejtoria e Arsimit dhe Edukim në Komunën e Malishevës. Me rastin e dhurimit të kompjuterëve për shkollën “Hilmi Hoti”, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Avdi Morina, e ka falënderuar mërgimtarin Shala dhe e ka vlerësuar lartë kontributin e tij, për angazhim në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e Komunës së Malishevës, në procesin e mësimnxënies dhe edukimit.

Mërgimtari Bashkim Shala premtoi se “nuk do të jetë donacioni i fundit, por do të angazhohet në sigurimin e donacioneve tjera për shkollat e Komunës së Malishevës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...