31 Janar 2017 - 19:29
Në mesin e tyre janë 5 femra, një premtim ky i tij gjatë fushatës për barazi gjinore.
Lladrovci gjithashtu ka treguar se i ka transferuar 3 drejtorë të komunës në drejtori të ndryshme.
Drejtorin e Kulturës, Agron Dubovcin, e ka emëruar shef të sektorit të kulturës, ndërsa Skënder Hasin, nga drejtor i bujqësisë, e ka kaluar në drejtorinë e financave si shef për buxhet.
Ndërsa Sadik Tahirajn, nga drejtor të Arsimit, e ka akomoduar në Drejtorinë e Administratës Komunale, përkatësisht shef i Sektorit të Arkivit. Avokati Gazmend Halilaj thotë se ka dhjetëra lëndë të personave të ndryshëm që pretendojnë se u është bërë padrejtësi gjatë konkurseve të punësimit në shkolla.
Halilaj thotë se po ashtu ka ngritur një kallëzim penal në departamentin për krime të rënda personalisht për Sadik Tahirajn, i cili shumë shpejt mund të përballet me ligjin. Kohavisioni ka provuar të kontakojë me ish drejtorin e arsimit Sadik Tahiraj, por ai ka qene i paqasshëm.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...