Istogu kujton 25 vjetorin e vrasjes së tre dëshmorëve të arsimit [video]

31 Janar 2017 - 19:26      

Në Uçë të Istogut, është kujtuar 25-vjetori i vrasjes së tre dëshmorëve të shkollës shqipe, raporton KTV.

Sakrifica e tyre, në përkujtimin e kësaj ngjarjeje, u tha se vetëm kishte forcuar idenë se shkolla shqipe nuk do të mund të mbyllet asnjëherë.
Rrugës për shkollë, që në vitin 92 ishin zëvendësuar me oda, ata ishin në mesin e nxënësve që ishin ndalur nga policia serbe, që pyeste për lokacionin e odës dhe mësuesit.

Lajmi për ndalimin e nxënësve nga policia shpejt kishte mbërritur në shtëpitë e Muharrem Hysenajt, Bajram Hoxhës e Hasan Hysenajt, që pasi kishin nxjerrë nga autoblinda dy nxënës, kishin nisur të kacafyten me policët.

Plumbat e policëve serbë kishin marrë jetët e Muharrem Hysenajt e Bajram Hoxhës, e Hasan Hysenaj kishte mbijetuar edhe për 17 ditë të tjera.


Istogu kujton 25 vjetorin e vrasjes së tre... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...