31 Janar 2017 - 15:06
Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundim të ditës së sotme, datë 31 janar, mitrovicasit shprehen skeptikë se një gjë e tillë do të ndodhë, raporton KP.
Sipas tyre, Prishtina zyrtare nuk ka fuqi për ta rrënuar murin, duke e quajtur si një veprim të rrezikshëm rrënimin e tij nga pala kosovare.
Nga ana tjetër, disa qytetarë të cilët u shprehën më të matur në deklarimet e tyre, thanë se muri nuk do të rrënohet, por vetëm të shkurtohet.
Riza Lushi, qytetar i Mitrovicës, tha se muri do të largohet një ditë siç janë larguar edhe barrikadat, por tani jo.
Ai shtoi se nuk beson në deklaratat e politikanëve kosovarë, ngase siç tha, çka do që kanë thënë deri tani, nuk e kanë realizuar.
Nazmi Januzi ka kritikuar klasën politike, duke thënë se ky mur me këta politikanë nuk do të rrënohet kurrë.
Edhe Bedri Shabani, një qytetar tjetër nga Mitrovica, u shpreh skeptik për rrënimin e murit.
Ai thotë se rrënimi i murit është veprim i rrezikshëm dhe ai mund të shkurtohet, por assesi të rrënohet.
Njëri nga qytetarët që nuk deshi të prezantohet, tha se murin mund ta largojnë vetëm serbët nëse duan.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...