Stafi i QKMF-së në Ferizaj ankohet për laboratorin jofunksional

31 Janar 2017 - 10:12      

Ferizaj, 31 janar – Përderisa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj po vazhdon të përballet me mungesë të reagensëve të cilët e bëjnë jofunksional laboratorin e analizave, pastaj mungesa e filmave për fotografim të dhëmbëve, mungesa e materialeve shpenzuese etj., kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, të hënën e ka vizituar për së afërmi këtë institucion dhe ka diskutuar me pacientët për hallet dhe brengat e tyre.

Për ta stabilizuar gjendjen e mungesës së reagensave, barnave esenciale dhe materialeve shpenzuese, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt për çdo vit ndan nga 40 mijë euro, mirëpo kërkesat e pacientëve vazhdojnë të jenë të mëdha, mirëpo drejtuesit e Komunës u zotuan se sivjet nuk do të ketë telashe të tilla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Esat Shatrolli, kryeshefi i mjekësisë familjare në QKMF të Ferizajt, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me mungesë të reagensëve dhe disa pajisjeve të cilat nuk po funksionojnë prej kohësh.
Edhe pacientët kanë thënë se prej më shumë se një muaji nuk po munden t’i bëjnë të gjitha llojet e analizave në laboratorin e QKMF-së derisa kanë marrë përgjigje se aty mungojnë disa lloje të reagensave.

Si pasojë e kësaj po detyrohemi që analizat t’i bëjmë në ndonjë laborator privat, të cilat po kushtojnë mjaft shumë. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt do të përmirësohet kjo gjendje sepse rastet në asistencë sociale përballen më shumë vështirësi ekonomike, është ankuar një pacient, i cili nuk deshi t’i përmendej emri në gazetë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...