Foto: Koha

Disa fshatra refuzojnë integrimin në ujësjellësin e “Hidrorajonit jugor”

31 Janar 2017 - 09:45      

Prizren, 31 janar – Përpjekjet e zyrtarëve të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrorajoni jugor”, për të bindur përfaqësuesit e fshatrave të Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) që sistemet lokale të ujësjellësve të integrohen në atë të kompanisë, deri tashti s’kanë dhënë rezultate.

Përfaqësuesit e këtyre fshatrave refuzojnë që të lidhen me “Hidrorajonin...” duke konsideruar se vetë komuniteti ka investuar në ndërtimin e ujësjellësve dhe se qëllimi i vetëm në këtë rast është faturimi i ujit nga ndërmarrja publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Menaxheri i projekteve në KRU “Hidrorajoni jugor”, Zenel Zenelaj, ka konfirmuar se fshatrat e Luginës së Lumëbardhit nuk po e pranojnë integrimin në “Hidrorajon...”, ani pse janë zhvilluar disa takime, ku ka pasur tentativa për t’i bindur se projekti është në të mirën e komunitetit.

Ai ka sqaruar se projekti në fjalë është pjesë e një programi mbështetës për ujë dhe kanalizim për zonat rurale, ku donatorë janë: Qeveria e Zvicrës dhe Qeveria e Kosovës.

Ai ka shpjeguar se studimi për këtë çështje është bërë para 2 vjetësh. “Në pjesën e Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) janë 15 fshatra, që kanë sisteme të ujit që vetëmenaxhohen. Por kanë refuzuar që të integrohen në ‘Hidrorajon...’. Kështu nga donatorët është thënë se ato fshatra që nuk pranojnë të integrohen në ‘Hidrorajon...’ nuk mund të jenë përfitues të grantit”, ka theksuar Zenelaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...