Foto: Koha

40 punëtorë të “Ambientit” në Pejë, peng të kontraktuesit të ri

31 Janar 2017 - 09:15      

Pejë, 31 janar – Tenderi i shpallur në janar të vitit 2016, për larje dhe fshirje të rrugëve, mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra, varrezave dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik, pas një viti, procedura është mbyllur me përzgjedhjen e operatorit të ri.

Menaxheri i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Pejës, Xhemë Berisha, njoftoi të hënën se ky tender ka marrë fund të premten e kaluar, kur edhe është njoftuar kjo zyrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për mbylljen e procedurës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fitues i këtij tenderi është konsorciumi “LIKA TRADE & JLC GROUP sh.p.k”, i cili ka ofruar shumën prej 153 mijë eurosh në vit në këtë tender trevjeçar. Sipas Berishës, ky tender ka qenë i paraparë për vitet 2016, 2017 dhe 2018, por, meqë një vit ka shkuar huq për shkak të procedurave të stërzgjatura, me nënshkrimin e kontratës ajo do të vlejë për vitet 2017, 2018 dhe 2019.

E kontraktuar për gjashtë vjet rresht, duke mos përfshirë vitin 2016, këtë shërbim e ka kryer kompania publike e mbeturinave “Ambienti”, e cila edhe pas skadimit të kontratës së rregullt në janarin e vitit të kaluar ka vazhduar gjatë vitit 2016, pa pagesë dhe pa autorizim të komunës, të fshijë rrugët kryesore dhe të mirëmbajë sipërfaqet e gjelbëruara dhe varrezat e qytetit, derisa ka zgjatur procedura e këtij tenderi. Për këto shërbime të ofruara duket se komuna nuk e ka ndërmend ta kompensojë “Ambientin”.

“Ajo ka kryer shërbim me besimin që e merr tenderin serish dhe që të mos e lënë keq qytetin, si kompani publike e komunës që është”, thotë drejtori i financave, Jeton Abazaj. Tash drejtori i “Ambientit”, Nexhat Avdullahu, përveç pagesës për shërbimeve të kryera, iu ka shtuar edhe derti i fatit të 40 punëtorëve që kanë qenë të angazhuar për këto shërbime, që i kanë kryer shtatë vitet e fundit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...