Foto: Koha

Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Gjilan, në fazën finale

31 Janar 2017 - 08:38      

Gjilan, 31 janar- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka deklaruar se punimet në lumin Mirusha, të cilat janë ndërprerë afër lagjes “Baleci”, do të vazhdojnë këtë vit në drejtim të stadiumit të qytetit të Gjilanit dhe më pas në drejtim të lagjes “Dardania”.

Në atë pjesë përfshihen punimet në rregullimin e kanalizimit fekal dhe kanalizimit të ujërave atmosferikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, edhe ajo pjesë pritet që të betonohet, në mënyrë që të krijohet një hapësirë për qarkullimin e këmbësorëve. Ai thotë se faza e dytë e punimeve kap një kosto prej 2 milionë e gjysmë eurosh, e cila do të financohet nga kredia e butë austriake, kurse procedurat e shpalljes së tenderit do të bëhen nga austriakët.

Njofton se punimet në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha tashmë kanë hyrë në fazën finale dhe se kundërmim ujërash të zeza në mes të qytetit s’do do të ketë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...