Malisheva kritikon Qeverinë për ndarje partiake të buxhetit [video]

30 Janar 2017 - 20:19      

Kanë hyrë në vitin e katërt të qeverisjes, por asnjë ndihmë shtesë nuk iu është ofruar nga Qeveria.

Komuna e Malishevës, e cila udhëhiqet nga partia e Fatmir Limajt, Nisma, asnjëherë nuk ka marrë ndonjë grand nga Qeveria, raporton KTV.

Menaxhuesit e financave në këtë komunë thonë se krejt ky injorim po bëhet vetëm pse i takojnë kësaj partie politike.

Vesel Krasniqi, Drejtor i Financave dhe Buxhetit në Komunë të Malishevës, ankohet se Ministria e Financave po bën shkelje të Ligjit për Buxhetin, pasi është vonuar në ndarjen e mjeteve buxhetore.

Sipas tij, për shkak të moszotimit të mjeteve, janë duke u vonuar mjaft shumë në zbatimin e planeve kapitale, si dhe rrezikojnë t’u shkyçet energjia elektrike për shkak të mospagesës për dy muaj radhazi.

Por në Ministrinë e Financave thonë krejt diçka tjetër.

Në një përgjigje të shkurtër me shkrim, kjo Ministri fajin e hedh te komuna pasi sipas tyre, plani për paratë rrjedhëse nuk është dorëzuar me kohë.

Por, drejtori i Financave në Malishevë thotë se plani për shpenzimet mujore ka qenë në rregull, për çka edhe kanë marrë konfirmimin pas dorëzimit të planit. 


Malisheva kritikon Qeverinë për ndarje partiake... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...