Përkujtohet Fadil Ferati

30 Janar 2017 - 14:17      

Me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Komunës së Istogut, njëherit edhe nënkryetarit të kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati, janë bëre homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc.

Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova i shoqëruar nga stafi komunal, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.

Sipas një komunikate të Komunës së Istogut, që e transmeton kp, Rugova ka thënë se vet pjesëmarrja e shumë qytetarëve tregon për punën dhe respektin ndaj tij dhe për punën që ai ka bërë për qytetarët e Istogut, LDK-në dhe tërë Kosovën.

“Istogasit janë duke përcjellë vizionin e tij që ai kishte për Istogun dhe unë jam i privilegjuar dhe i nderuar që në emër të qytetarëve të falënderoj Fadilin për punën dhe angazhimin e tij dhe vizionin e tij ne do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen” u shpreh Rugova.

Ismet Beqiri, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh se përkujtohet një personaliteti të veçantë që ka pas LDK-ja.

“Sot në emër të kryetarit të LDK-së, jemi këtu për të bërë homazhe. Për të nderuar një njëri të devotshëm, të përkushtuar, një njeri të afërt të Dr. Ibrahim Rugovës. Një njeriu që ka bërë shumë për LDK-në dhe komunën e Istogut”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

Sot shtatë vite më parë ndërroj jetë ish-kryetari i Komunës së Istogut, njëherit edhe nënkryetari i kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...