BERZH investon 1.5 milion euro për përmirësimin e energjisë elektrike në Rahovec

30 Janar 2017 - 13:08      

Gjatë verës së vitit 2017 në Komunën e Rahovecit do të fillojë ndërtimi linjës 110 kv (kilovolt). Vlerë e projektit është 1 milion e 500 mijë euro dhe financohet nga BERZH, me realizimin e këtij projektit, do të rritet furnizimi me energji elektrike.

Kështu ka bërë të ditur Ilir Shala, drejtor i departamentit për menaxhim dhe implementim të projekteve në KOSTT, gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Rahovecit, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit për media, qëllimi i takimit ishte njoftimi për fillimin dhe implementimin e projekteve që financohen nga BERZH, për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, i linjës 110 kV (kilovolt) nënstacioni në Rahovec.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi bashkëpunim gjatë gjithë kohës së realizimit të projektit i cili ka për qellim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për Komunën e Rahovecit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...