30 Janar 2017 - 11:47
Vendimi në fjalë, që është i publikuar në ueb faqen e Komunës së Dragashit, ka të bëjë me “shpalljen e interesit të përgjithshëm - për ndërtimin e tubacioneve të ujërave në një gjerësi prej 4 metrave nga vepra e marrjes e deri te hidrocentralet dhe për disa hidrocentrale që kërkojnë dalje në rrugë, mbi ngastrat kadastrale Brod, Dikancë, Baçkë, Mlikë, Kukalane, Vraniq, Krushevë, Restelicë dhe Glloboçicë, si edhe largpërçuesit nga çdo hidrocentral, deri në rrjetin kryesor në Dragash”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komuniteti i Vraniqit përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë kësaj jave është dorëzuar padia në Gjykatën në Prishtinë. “Kënaqësia e banorëve të fshatit Vranishte, por edhe tërë komunitetit goran është e madhe për arsye se lufta për një Gorë të pastër ekologjike ka kaluar në rrafshin e drejtësisë”, shkruan në postimin e tyre, teksa është publikuar edhe fotografia e padisë së protokolluar në gjyqësor.
Gjithashtu në emër të këshillit të fshatit i është shprehur mirënjohja deputetes së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, për mbështetjen në aspektin ligjor, teknik dhe logjistik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...