Foto: Koha

Opozita në Fushë-Kosovë kërkon llogari për subvencionet në bujqësi

30 Janar 2017 - 11:18      

Fushë-Kosovës, 30 janar – Këshilltarët komunalë të Fushë-Kosovës kërkojnë llogari për mjetet që pushteti i kësaj komuna i ka dhënë për vite me radhë në sektorin e bujqësisë.

Sipas tyre, pushteti është duke ndarë mjete për të njëjtat gjëra qe disa vjet, pa pasur ndonjë statistikë nëse mënyra e njëjtë e subvencionimit ka sjellë rezultate, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltarja nga LVV, Trëndelina Duli, ka thënë se pushteti nuk i ka marrë idetë që ajo ua kishte ofruar se si ta ndihmojnë këtë sektor. “Është shumë e vështirë të jesh një opozitë e mirë, kur pushteti është shumë i keq. Dihet prej 3 vjetësh na vjen skema e njëjtë e subvencioneve”, ka thënë Duli.

Këshilltari nga radhët e Iniciativës Qytetare, Ylber Islami, ka thënë se sipas Auditorit të Përgjithshëm i publikuar në vitin 2016, subvencionet janë dhënë pa kritere, pa rregullore dhe pa konkurs.

Por, këtë e ka mohuar kryesuesi i KK të Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi.

Njësoj është shprehur edhe shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Naser Grajçevci. “Por këtu e shohim problemin që Auditori... të mos e marrë asnjë mostër së paku të 10 subvencioneve dhe shohë nëse ka pasur shkelje. Edhe nëse i ka marrë, ne nuk i shohim që janë në raport”, ka theksuar ai.

Ndërsa, shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Nazmi Kelmendi, ka thënë se subvencionet janë të parapara në mënyrë ligjore dhe ka propozuar që ato të miratohen.

Në propozimin e Kryetarit të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, kërkohet që të miratohet shpenzimi i mjeteve nga kodi i participimit, subvencioneve dhe transferove në vlerë prej 320 mijë eurove për zhvillimin e bujqësisë si kontribut për ekonomitë familjare, me një shtrirje të gjerë për të rritur mirëqenien individuale, familjare dhe kolektive të banorëve të komunës sonë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...