Këshillat lokalë të Istogut e Klinës, peng të kufizimeve buxhetore

30 Janar 2017 - 10:50      

Pejë, 30 janar – Themelimi i këshillave lokalë në Istog dhe në Klinë ka mbetur mbrapa në krahasim me Pejën dhe Deçanin, të cilat tashmë i kanë funksionale.

Megjithëse Komuna e Istogut ka qenë njëra ndër komunat e para në Dukagjin që ka miratuar rregulloren për themelimin e këshillave lokale, themelimi i tyre ende s’është bërë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mosthemelimi i këshillave në këtë komunë arsyetohet me mungesë të mjeteve financiare. “Nuk i kemi formuar ende këshillat lokalë për shkak të mungesës buxhetore, jo që vullneti jonë ka munguar. Planifikojmë dhe po presim, pasi nuk varet edhe prej nesh”, thotë Edona Bujupi- Loxha, drejtore e Administratës komunale në Istog, drejtori që është përgjegjëse për formimin e këshillave lokalë nëpër komuna. Mjete për formimin e këtyre këshillave në Istog, drejtorja pret nga niveli qendror, me ndarjen e një vije të caktuar buxhetore.

Arsye të njëjta japin edhe në Klinë, ku gjithashtu ende nuk janë formuar këshillat lokalë. “Për momentin nuk kemi të formuar këshillat lokalë. Njëri prej arsyeve kryesore është mungesa e buxhetit për formimin e tyre, se ato duhet të paguhen. Jemi në shqyrtim që nëse mund të gjejmë buxhet t’i formojmë”, thotë drejtori i Administratës së Klinës, Esat Rraci... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...