30 Janar 2017 - 10:01
Sipas të dhënave nga Drejtoria për Shërbime Publike, prej rasteve të paraqitura 38 prej tyre janë vlerësuar si raste prioritare. Skënder Hasangjekaj, udhëheqës i Sektorit për siguri dhe emergjenca në këtë Drejtori, tha se prej rasteve të paraqitura, për 13 familje gjatë vitit të kaluar është zgjidhur çështja e banimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga buxheti i Komunës, sipas tij, janë ndërtuar 8 shtëpi, kurse tri shtëpi të tjera janë ndërtuar në bashkëfinancim. Ndërsa, dy shtëpi të tjera kanë qenë donacione. Përveç sigurimit të banimit për 13 familje, 30 familje të tjera, siç tha ai, janë ndihmuar me material ndërtimor. Në mesin e kërkesave që i janë adresuar vjet komunës nga familjet nevojtare, kanë qenë edhe tetë kërkesa për strehim nga familjet pa pronë mbi vete.
Rastet e këtilla dhe të tjerat, komuna shpreson t’i ndihmojë me programin trevjeçar të banimit 2016 – 2019, i cili është punuar vjet dhe që pritet të miratohet në seancën e ardhshme të Asamblesë komunale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...