Foto: Koha

Kosha plehrash në stacione autobusësh kundër ndotjes në Fushë-Kosovë

30 Janar 2017 - 09:16      

Fushë-Kosovë, 30 janar - Mbahet shqyrtimi i parë i plan-projektit për menaxhimin e mbeturinave 2017-2021, në Fushë-Kosovë.

Shportat e mbeturinave është kërkuar të vendosem edhe nëpër stacione autobusësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë shqyrtimit të parë të projektit të planit komunal për menaxhimin e mbeturinave për 2017-2021 në Komunën e Fushë-Kosovës, këshilltari i LDK-së, Remzi Shala, ka thënë se në mungesë të këtyre shportave udhëtarët po i hedhin në tokë mbeturinat. E kështu, sipas tij po ndotet ambienti.

“Në vendstacione ku ndalet autobusi është mirë që të vendosen shporta për mbeturina, sepse në mungesë të tyre udhëtarët po i gjuajnë në tokë ato”, ka thënë Remzi Shala.

Këshilltarët e tjerë kanë kërkuar kontejnerë afër blloqeve të banesave, pasi, sipas tyre, në disa vende ato mungojnë dhe banuesit po i hedhin mbeturinat nga dritaret... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...