28 Janar 2017 - 22:14
Ata thonë se kanë evidentuar shkelje në përzgjedhjen e personelit në tri pozita, atë të kryeshefit ekzekutiv, auditorit dhe zyrtarit kryesor financiar. Sipas tyre, megjithëse dy persona kanë pasur pikë të njëjta, në testin për pozitën e kryeshefit, komisioni ka zgjedhur Izet Rushitin, asamblist i AAK-së, parti që bashkëqeverisë me LDK-në në këtë komunë, raporton KTV.
Albulena Nrecaj thotë se një person tjetër ka qenë i pari edhe për pozitën e auditorin edhe atë të zyrtarit kryesor financiar, por pasi ai ka zgjedhur pozitën e auditorit, për pozitën e zyrtarit financiar, komisioni ka anashkaluar 5 persona, duke zgjedhur të shtatin në listë.
INPO, po ashtu, ka vërejtje për përpilimin e testit, ku sipas tyre, aplikuesve u është kërkuar t’u përgjigjen pyetjeve jorelevante me pozitën për të cilën kanë konkurruar Ata kanë përmendur, si shembull, se aplikuesve u është kërkuar të shkruajnë ese për stinën e dimrit ose pavarësinë e Kosovës.
Bordi i kësaj ndërmarrjeje mohon akuzat, thotë se informacionet e INPO-s janë gjysmake. ndërsa Opozita thotë se u shkel Ligji për Ndërmarrjet Publike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...