28 Janar 2017 - 09:31
Drejtoria e Arsimit në Pejë i kishte fërkuar shumë duart vitin e kaluar, që në shtatorin e vitit 2017 do të përurojë objektin e ri të shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”. Mirëpo, shiritin e kuq mund e kursejnë, pasi ndërtimi i tërësishëm i këtij objekti ka dështuar për sivjet. Themeli i ndërtuar i kësaj shkolle verën e kaluar, afër parkut “Karagaq”, në hapësirën ku ishte më herët objekti i zjarrfikësve, do të bëhet rrafsh javët e ardhshme, për shkak të dëmtimit të tij nga uji që e ka përmbysur menjëherë pasi është ngritur.
Për shkatërrimin e themelit, Zyra e Prokurimit të Komunës së Pejës ka publikuar tenderin këtë javë për “Demolimin e elementeve të betonit dhe mbushjen e hapësirës me zhavorr dhe ngjeshje e materialit”. Për këto punime, komuna ka parashikuar vlerën e kontratës në lartësi prej 21 mijë e 800 eurosh.
Mbase vlera do të jetë pak më e ulët pas ofertave që do i bëjë operatorët e interesuar, por jo edhe aq që të ulin dëmin e përgjithshëm që ia ka shkaktuar qeveria lokale me këtë projekt arkës komunale.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...