Pezullim dhe vërejtje për 5 nxënës që dëmtuan inventarin e shkollës

28 Janar 2017 - 08:29      

Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me drejtues të shkollës së mesme profesionale "Adem Gllavica" në Lipjan, ka pezulluar nga shkolla pesë nxënës të klasës XII-2, të cilët një muaj më parë kanë dëmtuar inventarin e shkollës, shkruan sot Koha Ditore.

Vërejtje kanë marrë edhe tre mësimdhënës, të cilët gjatë asaj dite ishin kujdestarë për ta mbajtur rendin në këtë shkollë.
Një incizim i veprimit të nxënësve është publikuar në rrjete sociale. Në të shihen vajza dhe djem duke thyer karriget dhe bankat, teksa drejtues të komunës patën mohuar ngjarjen.

Por hetimet për këtë ngjarje nisën pas raportimit të gazetës “Koha Ditore”. Kurse autoritetet e kanë pranuar se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme profesionale të këtij qyteti.

Hajrush Stublla, drejtor i shkollës së mesme profesionale "Adem Gllavica", në Lipjan, ka thënë se 2 vajza janë pezulluar nga shkolla me nga 3 muaj, 2 vajza të tjera me nga një muaj dhe një djalë për një muaj.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...