27 Janar 2017 - 22:16
Ilazi, banor i fshatit Debëllde komuna e Vitisë thotë se këtë e bën qe tre muaj, pasi në këtë fshat nuk ka fare ujë, raporton KTV.
Tash e 10 vjet, banorët e këtij fshati kanë telashe me ujë të pijes. Rrjeti i ujësjellësit është i vjetër dhe jashtë funksionit.
Banorët shprehen të zhgënjyer me qeverisjen komunale, duke thënë që asnjëherë nuk kanë ndërmarrë asgjë për rregullimin e këtij problemi.
Sipas tyre, edhe shumë banorë të tjerë e kanë lëshuar fshatin, si pasojë e mungesës së ujit.
Zyrtarët komunalë pranojnë që kanë pasur ankesa nga këta banorë, por thonë që tashmë kanë ndarë buxhetin për rivitalizimin e rrjetit të ujësjellësit.
Sipas tyre, deri më tash nuk kanë pasur buxhet, derisa thonë se më së largu në pranverë, rrjeti i ujësjellësit në këtë fshat do të rregullohet.
Në Debëllde tash 3 muaj s’ka ujë, një dekadë me... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...