KFOR: Gjakova zonë e sigurt

27 Janar 2017 - 13:30      

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, sot ka pritur komandantin e Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim të KFOR-it, kolonelin Stefano Imperia, me të cilin ka bashkëbiseduar për çështjen e sigurisë si dhe problemet tjera të përditshmërisë jo vetëm në komunën e Gjakovës dhe tërë zonën e përgjegjësisë së Grupit Luftarak Shumëkombësh në Perëndim, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Duke folur për çështjen e sigurisë, koloneli Imperia ka thënë se komuna e Gjakovës dhe zona e perëndimit në përgjithësi është një zonë me nivel të lartë të sigurisë dhe kjo falë edhe angazhimit, përkushtimit dhe mirëkuptimit të vet banorëve të kësaj zone.

Koloneli Imperia, ka inkurajuar institucionet lokale, por edhe qytetarët e komunës së Gjakovës që të vazhdojnë me ritmin e njëjtë të jetës dhe veprimtarisë së përbashkët, në veçanti në sferën e etnike, pasi vetëm në këtë mënyrë vendi mund të jetojnë në paqe dhe stabilitet.

Ai ka premtuar se trupat ushtarake që janë nën komandën e tij, gjithmonë do të angazhohen për të garantuar një jetë stabile dhe të bazuar në harmoni e mirëqenie.

Nga ana tjetër, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila e ka njoftuar komandantin Italian me të arriturat e deritashme në komunën e Gjakovës, por edhe me sfidat e telashet jo të pakta me të cilat po ballafaqohet kjo komunë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...