IADK mbetet partner strategjik për Mitrovicën edhe në vitin 2017

27 Janar 2017 - 12:43      

IADK do të vazhdoj të mbetet partner strategjik për komunën e Mitrovicës edhe në vitin 2017, thekson drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, prandaj komuna mirëpret bashkëpunimin me IADK-në, por edhe me të gjithë partnerët dhe donatorët me të cilët ka krijuar një partneritet afatgjatë në zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit në Mitrovicë.

Sipas drejtorit Aliu, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka arritur të krijoj besim të plotë edhe tek donatorët e rinj në implementimin e projekteve të përbashkëta me qëllim të arritjes së objektivave të kësaj drejtorie në zhvillimin bujqësisë në Mitrovicë.
Kryetari i komunës Agim Bahtiri, dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, patën nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim dhe koordinim të investimeve në sektorin e bujqësisë për periodën 2015-2018.

Bazuar në këtë marrëveshje, Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural z. Nasuf Aliu dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku janë dakorduar për përcaktimin e projekteve prioritare, në mënyrë që ato të implementohen me sukses gjatë vitit 2017 në komunën e Mitrovicës, ku dominon kultivimi i mjedrës, projekte këto që janë në interes të qytetarëve dhe fermerëve.

Drejtori Aliu falënderoj shumë stafin e organizatës që ka shërbyer si shembull i mirë për formën e organizimit, përkushtimin dhe realizimin e projekteve konkrete në terren, duke ngritur vazhdimisht numrin e partnerëve të jashtëm, numrin e fermerëve përfitues dhe në këtë mënyrë edhe shtimin e vëllimit të punës që është në interes të qytetarëve.

IADK nëpërmjet aktiviteteve të saj angazhohet të ndihmojë pa dallim edhe grupet e margjinalizuara, minoritetet fetare e etnike, fermerët dhe gratë shtëpiake nga zonat e thella rurale. Për punën dhe angazhimin e IADK-së kanë meritë të madhe donatorët, partnerët dhe sponsorët e ndryshëm që kjo organizatë arrin t’i përfitojë në mbështetje të fermerëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...