Opozita në Prizren lë pas pozitën me performancë në Kuvendin e Prizrenit

27 Janar 2017 - 12:35      

Opozita në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka shënuar një performancë shumë më të mirë gjatë vitit 2016 në këtë institucion krahasuar me përfaqësuesit e pozitës në nëntë shtylla të vlerësimit përmes “Fletënotimit” të realizuar prej Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), transmeton Koha.net.

Ndërkaq anëtarët e Kuvendit të Komunës me performancën më të mirë gjatë vitit që lamë pas del të jenë Drita Millaku nga LVV me 8.7 %, pasuar nga Mybera Mustafa nga LDK 7.2 % me dhe Arber Rexhaj nga LVV me 7.0 % .

Këto të dhëna u prezantuan sot nga përfaqësuesit e KDI-së, përmes një konference për media gjatë të cilës u shpalosën detajet e “Fletënotimit” për këtë komunë që përmban analizë dhe notim për punën individuale të 41 anëtarëve të këtij kuvendi komunal dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion për periudhën janar-dhjetor 2016.

Me këtë rast Naim Cahani, nga KDI, ka sqaruar se vlerësimi është realizuar për nëntë kategori si: propozimet për rend dite, pjesëmarrja në diskutime gjatë seancave, pjesëmarrja në diskutime në emër të grupit të anëtarëve, inicimi i çështjeve, amandamentimi i legjislacionit, inicimi i rregulloreve, pyetjet parlamentare, mungesa në seanca si dhe gjuha joparlamentare.
Në bazë të statistikave të nxjerra ka bërë të ditur se LDK-ja dhe LVV-ja shënuan angazhimin më të madh në pothuajse të gjitha pikat e “Fletënotimit” në Kuvendin e Komunës së Prizrenit. “Gjatë vitit 2016, janë propozuar gjithsej 7 pika për rend dite. Trendi i diskutimeve vlerësohet me rezultatet më të larta nga PDK me 21.7%, LDK dhe LVV me 20.1 %, përkatësisht 16.3 % të diskutimit të përgjithshëm”, ka thënë Cahani.

Kurse Ellza Alija nga KDI, bëri të ditur se nga vlerësimet del se në vitin 2016 janë iniciuar 439 çështje prej të cilave 58% ishin nga fushat me interes për qytetarët e Prizrenit, ndërkaq 42 % e çështjeve të iniciuara lidhen me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit. “Anëtarët e LDK-së prijnë me 23.7% të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e LVV-së dhe PDK-së me 19.8 % përkatësisht 18.5 % të çështjeve të ngritura”, ka theksuar Alija.

Sa i përket amandamentimeve gjatë vitit 2016, janë dhënë 32 propozime për amandamentim të legjislacionit. Nga këto, LVV me 62.5 %, AAK me 12.5 %, BD me 18.8 %, PDK dhe LDK me nga 3.1 % të amendamenteve.
Janë parashtruar 259 pyetje, shumica e të cilave lidheshin me interesin qytetarët dhe 31% e tyre ishin çështje procedurale të institucionit. “Edhe në ketë pikë LVV shënon përqindjen më të madhe me 22.8 të pyetjeve të përgjithshme”, shtoi Alija.

Përmes këtij publikimi KDI, synon që të informoj qytetarët në mënyrë të paanshme dhe objektive për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në periudhën Janar-Dhjetor 2016, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...