Padit Komunën e Gjakovës për uzurpim të banesës derisa ishte në spital [video]

26 Janar 2017 - 21:49      

Një banor i Gjakovës ka paditur komunën, pasi pretendon se ia kanë uzurpuar banesën, në kohën sa ishte i shtrirë në spital.

Kishte qëndruar për rreth 20 ditë në QKUK, në marsin e vitit 2013, dhe kur ishte kthyer në Gjakovë, thotë se komuna ia kishte uzurpuar banesën ku jetonte, raporton KTV.

Sipas Ardian Sylës, banesa i është ndarë një personi tjetër, e që nga ajo periudhë thotë se mezi ia arrin të mbijetojë.

Për të kthyer në pronësi garsonierën në lagjen Blloku i Ri, që i ishte ndarë babait të tij në vitin 1987 nga atëherë Ndërmarrja Publike Banesore, Syla ka ngritur padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Ekipi i KTV-së nuk është lejuar të përcjellë seancën e zhvilluar për këtë rast.

Një gjë të tillë, sipas punëtorëve të sigurimit, e ka kërkuar gjyqtarja e rastit, Afijete Sada Gllogjani, e pas insistimit, administratori i gjykatës, Rudin Elezi, ka thënë se për të përcjellë një seancë, duhet bërë kërkesë të paktën 5 ditë më herët.

Lidhur me padinë, avokati i Sylës thotë se klientit të tij i është bërë padrejtësi.


Padit Komunën e Gjakovës për uzurpim të banesës... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...