Në Podujevë ka ende shkolla që mbajnë mësim me tri ndërrime [video]

26 Janar 2017 - 22:26      

Kur gati Kosova e ka harruar mësimin në tre ndërrime, kësaj përvoje të vjetër po i qëndron besnike Shkolla “Kadri Kadriu” në fshatin Llaushë e Ulët, e komunës së Podujevës.

150 nxënës gjatë këtij sezoni, mbajnë mësim me orar të përgjysmuar e nganjëherë edhe në kohëzgjatje prej 20 minutash, raporton KTV.

Mësimdhënësit thonë se sado që mundohen, e kanë të vështirë të zhvillojnë mësim cilësor.

Objekti i kësaj shkolle është i vjetër dhe shumë i dëmtuar. Brenda ka vetëm 4 klasë.

Përgjegjësi i shkollës, Gani Zymeri, thotë se kanë kërkuar nga Komuna e Podujevës të gjejë një zgjidhje, por deri tash nuk ka asgjë të re.

Avni Maloku, i drejtor i Arsimit në Podujevë, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se beson që këtë vit të fillojë ndërtimi i një shkolle të re. Sipas tij, me prioritet kanë qenë disa objekte tjera me gjendje edhe më të rëndë nëpër fshatrat e Podujevës.

Gjithsesi, komuna shpreson që në këtë drejtim t’i ndihmojë edhe Ministria e Arsimit.


Në Podujevë ka ende shkolla që mbajnë mësim me... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...