Hetohet inspektori i veterinës për deklarim të paautorizuar

26 Janar 2017 - 08:26      

Drejtori i Inspektoratit të Pejës ka nisur procedurat disiplinore ndaj zyrtarit komunal Arbër Taraku, i cili aktualisht gjendet jashtë vendit. Taraku, ditë më parë ka postuar në një llogari me logo të Komunës së Pejës një thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes me produktet ushqimore të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Qytetarë të nderuar, duhet të jeni të vetëdijshëm që produktet ushqimore serbe janë të dyshimta, pasi që unë ushtroj këtë profesion prej 10 vjetësh ndiej obligim t’ju informoj se nuk ka kontroll të produkteve ushqimore si duhet, sepse laboratorët tanë nuk kanë kushte për kontroll të rregullt të produkteve”, ishte postimi i tij.

Mirëpo, vetë përmbajtja e tekstit të postimit nuk ka qenë aq nxitëse që të ngrihet fletëparaqitja ndaj tij sa shfrytëzimi i logos zyrtare të Komunës së Pejës që po konsiderohet si keqpërdorim.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...