INPO gjen shkelje në rekrutimit e punëtorëve në “Ambientin” e Ferizajt

25 Janar 2017 - 16:10      

Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres-INPO, ka përcjellë me vëmendje të gjitha procedurat dhe fazat e rekrutimit të stafit menaxhues dhe stafit teknik të punës në ndërmarrjen publike të sapo themeluar “Ambienti” në Ferizaj.

Në bazë të monitorimit INPO ka evidentuar shkelje ligjore në procesin e rekrutimit të punëtorëve:

1. Gjetjet tregojnë se përpilimi i testit me shkrim për të gjitha pozitat ka qenë joprofesional. Është kërkuar prej kandidatëve që të shkruajnë ese për stinën e dimrit, 28 Nëntorin ose pavarësinë e Kosovës si dhe pyetje të tjera jo relevante për pozitat në të cilat kanë aplikuar kandidatët. Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes është përzgjedhur Izet Rushtiti, aktualisht anëtarë i Kuvendit të Komunës në Ferizaj si dhe nënkryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj, e cila bashkëqeveris me LDK-në në Ferizaj. Ai gjithashtu është mësimdhënës në Shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani”. Është zgjedhur në këtë detyrë, ndonëse ka pasur pikë të barabarta me kandidatin tjetër.

2. Kandidati Vullnet Syla, cili ka konkurruar për pozitën e auditorit, zrtarit kryesor financiar, ndonëse është renditur i pari në të dy pozitat, ka përzgjedhur të mbetet auditor. Ndërsa, Komisioni përzgjedhës, për pozitën e zyrtarit kryesor financiar, ka përzgjedhë Zenel Avdylin, i cili është ranguar i shtati në listë në bazë të pikëve të grumbulluara.
3. Në bazë të Ligjit Nr.03/L-019 për aftësim, riaftësim profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe Ligji Nr.05/L-021 për Mbrojtjen nga diskriminimi, institucionet janë të obliguara që me kushte të përshtatshme të punësimit të punës të punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe akomodim të arsyeshëm në punësim. Komisioni i përzgjedhës, ka bërë shkelje duke mos i dhënë mundësinë e përfitimit të pozitës së auditorit, Naim Rexhajt, i cili është renditur i dyti në bazë të vlerësimit të testit dhe ka përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për këtë pozitë.

4. Shkelje tjetër serioze në këtë proces INPO ka evidentuar edhe në procesin e shqyrtimit të ankesave nga kandidatët e pakënaqur me përzgjedhjen. Këtë kompetencë e ka ushtruar i njëjti komision i cili ka bërë edhe vlerësimin dhe përzgjedhjen e konkurrentëve. Në këtë mënyrë është cenuar parimi i vlerësimit të drejtë dhe të paanshëm në procedurën e ankimimit.
Nisur nga këto parregullsi, INPO fton të gjitha institucionet përgjegjëse, përfshi komisionin e aksionarëve që të ndërmarrin veprime adekuate për të rivlerësuar procesin e rekrutimit të stafit menaxhues dhe atij teknik, me qëllim të garantimit të kualitetit profesional në ofrimin e shërbimeve për ndërmarrjen dhe për qytetarët e Ferizajt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...