Ferizaj mbështet fëmijët me aftësi të kufizuara

25 Janar 2017 - 12:34      

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Qendrën e kujdesit ditor “Pema”, për të mbështetur ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Memorandumi mundëson partneritetin e Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Pema” në qasjen multidisiplinare dhe multisektoriale në ofrimin e shërbimeve, aktivitetet bashkërenduese, mbikëqyrjen dhe evaluimin e shërbimeve dhe planifikimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve.

Më konkretisht, Komuna e Ferizajt, sipas memorandumit, veç aktiviteteve të tjera, do të zotojë fillimisht rreth 10 mijë euro, pastaj do të lobojë tek donatorët për sigurimin e afro 23 mijë eurove, për të mundësuar qëndrueshmërinë financiare të shërbimeve gjatë njëmbëdhjetë muajve vijues.

Nga këto shërbime, do të përfitojnë së paku 80 fëmijë me aftësi të kufizuara nga komuna e Ferizajt,si dhe familjet e fëmijëve të përfshirë në shërbime, organizatat e shoqërisë civile, etj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...