25 Janar 2017 - 10:05
Mungesa e hapësirave të mjaftueshme sipas tyre është një sfidë shtesë për Gjykatën e Prizrenit, sidomos për faktin se stafi mbështetës punon në kushte të vështira, shkruan sot “Koha Ditore”. Për këtë arsye në Këshillin Gjyqësor të Kosovës është dorëzuar kërkesa për ndërtimin e një objekti të ri për këtë gjykatë.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga KGJK-ja që kjo çështje të trajtohet dhe të gjejë një zgjidhe. “Kërkesën e kemi paraqitur në Këshillin Gjyqësor, që të na mundësohet gjetja e një lokacioni dhe ndërtimi i një objekti të ri modern të gjykatës me standardet që kërkon koha”, ka thënë Hoxha, duke përmendur si referencë ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë si dhe projektet përkatëse në Ferizaj dhe në Gjakovë. Ai ka shfaqur shpresën se do të ketë mirëkuptim për këtë kërkesë, meqë Gjykata Themelore e Prizrenit s’ka hapësira të nevojshme pune.
Objekti i Gjykatës Themelore të Prizrenit qe rinovuar më 2010 me mbështetjen e USAID-it.
Pak ditë më parë KD-ja ka raportuar se 30 mijë lëndë të pakryera i kanë mbetur Gjykatës Themelore në Prizren në fund të vitit 2016. Drejtuesit e kësaj gjykate kanë theksuar se angazhimi i tyre ka qenë në nivel, porse ka sfida për uljen e numrit të lëndëve të mbetura... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...