24 Janar 2017 - 19:19
Hoti, një pastor dhe udhëheqës i Kishës Protestante në Gjakovë, sipas Driton Krasniqit, nuk u lejua që të hyjë në dhe me kryqin mbi varr.
Pa përmendur me emër se kush e kishte bërë këtë ndalesë, Krasniqi, flet edhe për një injorim të vazhdueshëm të këtij komuniteti, në kërkesën që t’u ndahet hapësirë për varreza, përbrenda lokacionit të varrezave ekzistuese.
Por, versionin e tyre e mohon Komuna e Gjakovës.
Kryetarja Mimoza Kusari – Lila, pranon se ka pasur një paqartësi, por që është eliminuar menjëherë, dhe se familjes Hoti menjëherë i ishte lejuar që të varrosin familjarin e tyre, konform traditave të veta.
Kusari Lila, shprehet kundër ndarjes së një hapësire të caktuar për varreza për këtë komunitet ose cilindo komunitet tjetër, pasi sipas saj bie ndesh me traditën.
Një vendim për ndarje të hapësirës për varreza për protestantët, e ka marrë komuna e Prishtinës më 2 dhjetor të vitit të kaluar.
Ky vendim, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është përcjellë në Departamentin e Planifikimit Ligjor të Ministrisë së Mjedisit, që e ka vlerësuar si të paligjshëm.
Në Komunën e Prishtinës, e kanë kontestuar ligjshmërinë e vendimit të fundit, pasi që sipas tyre ka mbërritur jashtë afateve ligjore, por që megjithatë do ta kthejnë në kuvend për të diskutuar për të.
Protestantët e Gjakovës pa varreza të veta by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...