Policia në Mitrovicën e jugut “ka zbuluar 70 për qind të rasteve kriminale”

24 Janar 2017 - 16:52      

Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë, ka publikuar raportin e punës për vitin 2016. Në publikimin e raportit morën pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi dhe mysafirë të tjerë ët shumtë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Komandanti i këtij stacioni, kapiteni Ahmet Gjosha, tha se stacioni që ai e drejton mbulon zonën e përgjegjësisë me një sipërfaqe prej 331 kilometra katrorë dhe me një numër të përafërt prej 73.000 banorëve, që jetojnë në gjithsejtë 44 vendbanime.

Rreshteri Agron Bekteshi, duke folur për detajet e raportit, tha se numri i përgjithshëm i rasteve kriminale në vitin 2016, ka shënuar rënie për 11 për qind në krahasim me vitin paraprak, ndërsa që ai i veprave penale ka shënuar rënie prej 14.5 për qind. Ai po ashtu bëri ët ditur se edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2016 është për 23 për qind më i vogël se në vitin 2015.

“Ajo që duhet për tu theksuar në veçanti dhe është një sukses shumë i mirë, është fakti se zbulueshmëria e veprave të përgjithshme kriminale në vitin 2016 është ngritur në 70 për qind, kurse tek veprat penale 59 për qind”, tha Bekteshi.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se është tejet i lumtur që po merr pjesë në një takim kut të dhënat e paraqitura tregojnë për një efikasitet dhe punë jashtëzakonisht të mirë të Stacionit Jugor të Policisë në Mitrovicë. Ai shtoi se vlen të theksohet suksesi në zbulueshmërinë e veprave të përgjithshme kriminale dhe të atyre penale.

Drejtori i Policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, tha se nga të dhënat e publikuara shihet se objektivat e policisë janë arritur në vitin 2016 deh kjo është për tu vlerësuar.

“Puna jonë shihet vetëm nga rezultatet konkrete, të cilat në vitin 2016 janë evidente dhe inkurajuese. Zbulueshmëria e aktiviteteve kriminale prej 70 për qind nuk është arritur në asnjë komunë tjetër dhe kjo flet qartë për punën e mirë që policët kanë bërë. Qytetarët e Mitrovicë besoj se janë të kënaqur me këtë punë. Në vitin 2017, në fokus të aktiviteteve të policisë do të jetë siguria e nxënësve nëpër shkolla”, tha ndër të tjera Thaçi.

Në fund, kryetari Bahtiri, drejtori Thaçi dhe komandanti Gjosha, ndanë mirënjohje për policët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...