Marrëveshja me Universitetin “Kadri Zeka” jep rezultate në Gjilan

24 Janar 2017 - 16:00      

Gjilan, 24 janar - Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjilanit dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ka sjellë rezultatet e para, të cilat janë programe të drejtpërdrejta në përmirësim të shërbimeve dhe rritje të efikasitetit në punë për shkollat dhe ndërmarrjet publike të Gjilanit.

Studentët e shkencave kompjuterike kanë prezantuar punën e tyre në përpilimin elektronik të orarit mësimor, uebfaqes së shkollave, digjitalizimin të punës dhe shërbimeve në stacionin e autobusëve si dhe aplikacioni për menaxhimin e pagesave dhe shërbimeve hoteliere.

Me këtë rast në fjalën e tij në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, me fjalë mbështetjeje është paraqitur para të pranishmëve, Faton Bislimi, Koordinator për Politika dhe Marrëdhënie Rajonale, ku ka thënë se ky hap i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, po jep rezultate konkrete në një afat të shkurtër kohor.
Bislimi ka konfirmuar gatishmërinë e administratës së udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, për vazhdim të bashkëpunimeve edhe në fusha të tjera, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për publikun me këtë rast shkollat dhe ndërmarrjet, e në të ardhmen edhe institucionet tjera publike dhe rrjetin e bizneseve në përgjithësi.

Ndërsa, rektori Bajram Kosumi ka thënë se kjo që po prezantohet sot është një hap i vogël konkret, mirëpo ditë shumë e lumtur për menaxhmentin dhe universitetin në përgjithësi.

“Shpresojmë në rezultate edhe më të mëdha gjatë të ardhmes, ndërsa mbështetja e universitetit do të jetë maksimale në kuadër të kushteve dhe mundësive që ka”, ka thënë mes tjerash rektori Kosumi.

Nga ana e tij, dekani Xhevdet Thaçi dhe profesori Blerim Rexha, kanë potencuar rëndësinë që kanë këta hapa të rëndësishëm dhe praktik të studentëve të Gjilanit dhe njëkohësisht kanë paralajmëruar edhe angazhime të tjera drejtë ndryshimeve edhe më të mëdha në shërbim të avancimit teknologjik të shërbimeve dhe risive për qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...