24 Janar 2017 - 11:27
Sipas drejtorëve të shkollave, numri i konsiderueshëm i tyre paraqet rrezik për nxënësit, sidomos gjatë dimrit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një numër i drejtuesve të këtyre shkollave tashmë ka komunikuar me Drejtorinë e Arsimit, nga e cila kanë kërkuar që ky problem të adresohet te organet vendimmarrëse komunale për marrjen e masave adekuate.
Drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsidini, ka konfirmuar pranimin e kërkesave nga drejtorët e shkollave në fshatra dhe në qytet lidhur me rrezikun për nxënësit nga qentë endacakë.
Kërkesa për shpalljen e tenderit për trajtimin e qenve endacakë në Komunën e Prizrenit është paraqitur nga Drejtoria e Bujqësisë. Aty shkruan se ky projekt “ka si qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes së tërbimit dhe marrjen e masave preventive sipas legjislacionit në fuqi”.
“Trajtimi do të kryhet nga operatori ekonomik i licencuar për këtë veprimtari. Planifikohet që të trajtohen rreth 700 qen”, shkruan në kërkesë, ku po ashtu bëhet e ditur se për këtë projekt janë planifikuar 35 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...