Foto: Koha

Kufizimi i etazhiteteve mund të hiqet në shumë zona të Pejës

24 Janar 2017 - 10:23      

Pejë, 24 janar - Në pamundësi të zbatimit në përpikëri të planit zhvillimor urban lidhur me ndalimet e ndërtimeve pa leje, konkretisht të ndalimit të tejkalimit të etazhiteteve dhe mbindërtimet, komuna e Pejës po diskuton mundësinë e heqjes së kufizimit të etazhiteteve të ndërtesave.

Me planin urban lejohen vetëm përdhesja me katër kate të tjera (P+4). Në qytet ka mjaft ndërtesa që këto lartësi i kanë tejkaluar edhe ilegalisht, shkruan sot “Koha Ditore”. Moslejimi i ndërtimeve të objekteve mbi katër kate ka qenë edhe para luftës dhe është trashëguar edhe pasluftës, duke e konfirmuar këtë ndalesë edhe me planin zhvillimor urban të miratuar para gati 11 vjetësh.

Njëri prej qëllimeve të kufizimit ka qenë edhe që të mos bllokohet pamja e Grykës së Rugovës me ndërtesa të larta. Mirëpo, në periudhën e pasluftës interesi i grupeve të caktuara të njerëzve për përfitime me ndërtime të objekteve shumëkatëshe banesore, i ka sjellë përgjegjësit komunalë përballë një muri, të cilin më dashje apo pa dashje nuk kanë mundur ta rrënojnë gjithë këto vite.

Komuna e Pejës është e vetmja në Kosovë që nuk lejon mbi katër kate në bazë të planit urbanistik.

Ligji mbi ndërtimet nuk përcakton në asnjë komunë etazhitetin, por komuna vetë i bën në bazë të planit rregullues kushtet urbanistike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...