Foto: Koha / arkiv

Ramadan Muja, gjatë tërë mandatit është përballur me drejtësinë [video]

23 Janar 2017 - 20:44      

Një mandat në krye të Prizrenit e ka kaluar duke u ballafaquar me drejtësinë kryetari i kësaj komune, Ramadan Muja.

Madje pjesë të fushatës për t’u rizgjedhur si kryetar i qytetit të dytë më të madh në vend, Muja i kishte kaluar herë në seanca gjyqësore e herë krah ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, raporton KTV.

Tani kur po bëhen afër 5 vjet që nga seanca e parë e këtij rasti, ende nuk është caktuar data e nisjes së rigjykimit të këtij rasti në Gjykatën e Apelit.

Rasti është në kompetencë të gjyqtarëve të EULEX-it, derisa ky mision nuk ka kthyer përgjigje për këto vonesa në caktimin e seancave.

Ramadan Muja ishte dënuar në 2014 me 2 vjet burgim me kusht dhe mosushtrim të funksioneve publike, por Apeli e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Ndaj këtij vendimi, ankesë të rregullt në Gjykatën Supreme kishte ushtruar prokurorja e EULEX-it, pavarësisht se kjo nuk lejohet sipas KPK-së. 0701

Vendimi që rasti të kthehet në rivendosje në Apel nga një panel tjetër, ishte marrë nga një trup gjykues i përbërë nga 2 gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor, kurse gjyqtarët e misionit evropian ishin akuzuar se kanë marrë vendim të jashtëligjshëm.

Avokati i Ramadan Mujës ka thënë për KTV-në se klienti i tij ka kërkuar që të caktohet dhe të përfundojë gjykimi, derisa ai është kryetar i Komunës së Prizrenit.


Ramadan Muja, gjatë tërë mandatit është... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...