Foto: Koha

Këshilltari shmang gjendjen e konfliktit të interesit

23 Janar 2017 - 12:10      

Agjencia Kundër Korrupsionit ka marrë vendim që ta mbyllë rastin ndaj Shefket Kolgecit, këshilltar i Kuvendit të Komunës së Suharekës, për shkak se ka konstatuar se ky zyrtar i lartë publik ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilin ndodhej, si person i autorizuar në biznes privat.

AKK-ja në vendimin e publikuar ditë më parë ka bërë të ditur se rasti mund të rihapet në çdo kohë, nëse paraqiten rrethana të reja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë vendim, të nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, thuhet se Agjencia kishte hapur rastin ndaj këshilltarit Kolgeci nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, që është trajtuar sipas legjislacionit përkatës.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...