Foto: Koha

Katër biznese dënohen për mungesë të kushteve sanitare

23 Janar 2017 - 09:55      

Inspektorët sanitarë të Bujqësisë dhe të Mjedisit në Komunën e Shtimes gjatë një aksioni të nisur ditë më parë kanë mbyllur 4 lokale afariste dhe njëkohësisht ato i kanë dënuar me nga 500 euro për mungesë të kushteve higjienike dhe për mosposedim të librezave sanitare, në rrugën “Tahir Sinani” dhe “12 Qershori”.

Gjithashtu në këtë aksion kanë mbyllur edhe dy lokale të lojërave (bilardo) për mungesë të kushteve higjienike-sanitare dhe për mungesë të dokumentacionit në rrugën “Imer Devetaku” dhe njëra në fshatin Godanc, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë në fillim të këtij aksioni javë më parë, për të cilin pati raportuar “Koha Ditore”, ky inspektorat në bashkëpunim me Policinë patën mbyllur 2 lokale të kafeneve në të cilën janë arrestuar 5 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe mungesë të dokumentacionit.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...