Dy milionë fidanë synonte deri në maj, era i dëmtoi gjithçka [video]

22 Janar 2017 - 22:12      

Moti i ligë dhe erërat e forta, që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në Komunën e Istogut, kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore.

Erërat e fuqishme që zgjatën për tri ditë radhazi i kanë dëmtuar serën e Halit Avdiajt në të cilën kishte të mbjella mbi dhjetëmijë fidanë, raporton KTV.

Avdiaj thotë se dëmet kalojnë shumën 60 mijë euro. Deri më 20 maj, Avdiaj thotë se kishin paraparë të prodhonin mbi 2 milionë fidanë.

Udhëheqës të Komunës kanë thënë se do të angazhohen që t’u ndihmojnë të gjithë fermerëve dhe bujqëve të kësaj komune në kompensimin e dëmeve.


Dy milionë fidanë synonte deri në maj, era i... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...