Jeta në baraka prej druri, tetë familje në kushte të vështira [video]

22 Janar 2017 - 19:33      

Ka 17 vjet që Safete Beqiri ndan këtë dhomë me dy vajzat e saj.

Jetesa në këtë barakë prej druri është bërë e papërballueshme për Safeten, e cila thotë se sa herë ka erëra dhe të reshura, ka frikë që mund të shembet, raporton KTV.

Fatin e Safetes e kanë edhe 7 familje të tjera. Pos kushteve të vështira për jetesë, hapësirës së vogël, banuesit në këtë kamp banjat i kanë të përbashkëta dhe jashtë objektit ku banojnë.

Në kuvendin komunal të Deçanit është formuar një komision për gjetjen e një zgjidhjeje për këto familje.

Në komunë pranojnë që ky kamp është pa mbikëqyrje dhe prej kohësh komuna e ka lënë pas dore, mirëpo premtojnë që shumë shpejt do ta mbyllin dhe se këto familje deri në qershor të këtij viti do ta kenë të zgjidhur çështjen e banimit.


Jeta në baraka prej druri, tetë familje në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...