Foto: Koha

Alush Shala, kuvendari i Prizrenit dhe i Suharekës

22 Janar 2017 - 07:30      

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë fituar mandatin e tyre të parë si anëtarë të Kuvendit të Komunës. Që të dy e përfaqësojnë të njëjtin subjekt, Partinë Demokratike të Kosovës. Madje kanë emër dhe mbiemër të njëjtë: Alush Shala.

Këshilltari Alush Shala në Kuvendin e Prizrenit është pjesë e pozitës. Ndërsa emnaku i tij është opozitar në Kuvendin e Komunës së Suharekës, shkruan sot “Koha Ditore”. Një dallim tjetër që kanë është mosha, ku politikani nga Prizreni është 58 vjeç, ndërsa ai i Suharekës 41 vjeç.

Fakti që janë këshilltarë aktivë ka bërë që identitetet e tyre nga të tjerët të ngatërrohen, me ç’rast ndonjëherë kanë lindur situata qesharake, apo edhe ndonjë mosmarrëveshje. Por këshilltari i KK të Prizrenit, Alush Shala, dhe këshilltari i KK të Suharekës, Alush Shala, kanë vendosur që ndodhitë e tilla t’i kapërcejnë me humor... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...